Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë mundësinë e votimit të shqiptarëve në diasporë, për zgjedhjet e 25 prillit.
Grupi i punës përbëhet nga gjashtë persona: Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Erion Meta dhe Anduela Ndreu.
Detyrat kryesore të grupit të punës janë:
- Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet e 25 prillit.
- Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale apo elektronike.
- Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave.
- Të bëjë një vlerësim për kostot e mundshme financiare.
- Të prezantojë modele të ndryshme të votës së diasporës që përdoren nga vende të tjera.
- Të përgatisë një listë me aktet juridike dhe protokollet teknike që do të bëjnë të mundur votimin nga jashtë vendit.
Në fund të punës, grupi i punës duhet të përgatisë një raport për Komisionerin e Zgjedhjeve brenda datës 15 nëntor.