KQZ nuk përjashton mundësinë e parregullsive për fitoret me mbi 100%

KQZ nuk përjashton mundësinë e parregullsive për fitoret me mbi 100%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve komentoi në mesditë rezultatet e 11 bashkive, që ishin me numër më të madh votash se sa votuesish. Në dy dalje për mediat, kreu i KQZ-ës, Klement Zguri dhe zëdhënësja e Komisionit, Drilona Hoxhaj, këmbëngulën se shifrat e raportuara për pjesëmarrësit nuk ishin zyrtare dhe për rrjedhojë nuk ishin të sakta, por Zguri nuk përjashtoi as mundësinë e parregullsive duke thënë se kjo gjë do të hetohet.

Zëdhënësja e KQZ-së, Hoxhaj tha se si shifra paraprake ato të raportuara për numrin e zgjedhësve nuk mund të pretendohen të jenë me saktësi absolute:

Rezultatet paraprake janë marrë në telefon. Rezultatet nuk janë përfundimtare dhe mund të ketë edhe mos përputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit. 

Në dilemën ‘asnjë informacion apo për të dhënë cdo informacion paraprak’ KQZ ka zgjedhur këtë të fundit në mënyrë që të mbajë qyetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute e cila vjen vetëm në fund të procesit.

Ndërsa kreu i KQZ-së Zguri vuri në dukjese përcjellja e shifrave duhej të bëhej përmes sistemi elektronik, siç është bërë çdo vit, dhe jo përmes telefonit:

Zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik dhe të dhënat nuk janë transportuar me telefon sic ndodhi këtë vit. Kjo gjë rrit pasigurinë lidhur me saktësinë e shifrave të publikuara përmes transmetimeve telefonike të komisionerëve.

Sipas Zgurit rezultatet kontradiktore tregojnë ose paaftësi ose parregullsi:

Të dhënat zyrtare janë në tabelat përmbledhëse. Në rast se tabelat janë kontradiktore janë 2 tregues , ose paaftësie por dhe manipulimi. Se çka ndodhur në këtë proces do të hetohet në vijim.

Deri më tani, duke iu referuar listës së KQZ-së rezulton se në total janë 11 bashki ku kandidatët socialist kanë fituar më shumë vota se sa numri i votuesve. Bashkitë ku socialistët kanë fituar me më shumë se 100 për qind të votave, janë Ura Vajgurore, Vorë, Memaliaj, Malësi e Madhe, Lushnje, Himarë, Divjakë, Bulqizë, Vau i Dejës, Gramsh dhe Selenicë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>