KQZ përcakton si do zgjidhen komisionerit e shtatë të KZAZ-ve

Nga Exit News
KQZ përcakton si do zgjidhen komisionerit e shtatë të KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi të enjten shortin për të caktuar se si do të zgjidhet anëtari i shtatë i Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).

Rezultati i shortit vendosi që në KZAZ-të me numër tek anëtari i shtatë do propozohet nga PD, ndërsa në KZAZ-të me numër çift do të propozohet nga PS.

Secila KZAZ ka 7 komisionerë, nga të cilët  2 janë nga PD, 2 nga PS, 1 nga LSI dhe 1 një parti tjetër.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, të enjten, zhvilloi një mbledhje publike në mbështetje të Kodit Zgjedhor.

Në mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan projektvendimet për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>