
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë të martë fletët e votimit për secilin qark për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komisioni Rregullator pritet të shqyrtojë sot projekt vendimet për fletën e votimit për secilin qark.
Ky njoftim vjen një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili detyroi PD-në të paraqesë 153 kandidatë për deputetë pranë KQZ-së.