KQZ shton dy zona të reja zgjedhore në Berat dhe Fier

Nga Exit News
KQZ shton dy zona të reja zgjedhore në Berat dhe Fier

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar, të hënën, përmes një mbledhjeje online ngritjen e 92 zonave zgjedhore. KQZ ka shtuar dy zona të reja zgjedhore në Berat dhe Fier, pasi këto zona kanë mbi 80 mijë votues – çdo zone me 80 mijë votues ka vetëm një zonë zgjedhore, ndërsa ato me më shumë se 80 mijë votues, kanë më shumë një zonë.

“Referuar informacionit të ardhur nga Drejtoria e Gjendjes Civile për numrin e shtetasve me të drejtë vote dhe kritereve për ngritjen e ZAZ-ve, lindi nevoja për ndryshimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, pasi numri i shtetasve me të drejtë vote në ZAZ nr. 58 të Bashkisë Fier si dhe në ZAZ nr. 64 të Bashkisë Berat, e kalon kufirin e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor”, njoftoi KQZ.

Sipas njoftimit të KQZ-së, 50 bashki të cilat kanë 80 mijë votues do të kenë vetëm një zonë zgjedhore, ndërsa 11 bashki që kanë më shumë se 80 mijë votues do të kenë më shumë se një zonë zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se sipas kritereve që ka përcaktuar ligji, në Berat dhe në Fier do të bëhet ndarja në dy zona administrimi zgjedhor.

“Janë 50 bashki që kanë më pak se 80 mijë shtetas me të drejtë vote, janë 9 bashki që kanë më shumë se 80 mijë zgjedhës por në këto bashki ekziston ndarja e zonave të administrimit zgjedhor, për bashkinë Berat dhe Fier rezulton më shumë se 80 mijë dhe propozojmë që për këto dy bashki të bëhet ndarja në dy zona të administrimit të zgjedhjeve sipas kritereve që ligji i ka përcaktuar,” tha Celibashi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>