
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit Arben Kraja e mohoi lajmin e grabitjes së banesës së tij në Gjirin e Lalzit.
Në një reagim për televizionin Report TV, Kraja u shpreh se:
“Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Lajmi i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit”.
Albanian Post publikoi të hënën lajmin se banesa e Krajës, sëbashku me 6 të tjera u grabitën.