Prokuroria e Posaçme e Anti-Korrupsionit ka regjistruar procedim penal për çështjen e inceneratorëve, tha Drejtorit i SPAK Arben Kraja për Euronews Albania.
“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, u shpreh Kraja.
Kallëzim i parë në SPAK është bërë në qershor nga Nisma “Thurje”, ndërsa më pas Partia Demokratike ka depozituar tri kallëzime për secilin incenerator, Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Euronews Albania ka mësuar se është prokurori Dritan Prençi që ka bërë regjistrimin e procedimit. Ai ka kërkuar informacion në institucionet shtetërore, përfshi edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.