Krasniqi: Krimi në politikë, pasojë e formës së re të partive

Nga Exit News
Krasniqi: Krimi në politikë, pasojë e formës së re të partive

Gjithçka nis nga vullneti politik e nuk nis nga skema që mund të ndërtojnë individët e përfshirë në dekriminalizim. Ndryshimi i formës së partive politike i mban individët e inkriminuar ende në politikë megjithëse ata mund të jenë larguar nga postet publike nga ligji i dekriminalizimit.

Gjatë një interviste në emisionin “Me Pak Fjalë”, politologu Afrim Krasniqi tha se rënia e besimit tek institucionet politike ka bërë që partitë në Shqipëri të funksionojnë “si misione klientelistëve ose prona private të lidershipit politik”.

“Liderët politik në Shqipëri i kanë promovuar, kanë dalë në publik i kanë mbrojtur madje më mirë se avokatët e tyre. U kanë dhënë në mënyrë publike imunitet politik dhe i kanë promovuar si vlera për Shqipërinë.”, deklaroi Krasniqi.

Sipas tij, një nga problemet më shqetësues për Shqipërinë në vitet e fundit është se kur flasim për krimin në politikë nuk kemi të bëjmë me njerëz të veçantë por “me një network funksional” të cilin e tregon fakti se kur personat me rekorde kriminle janë larguar nga postet publike “pjesa më e madhe e tyre kanë vazhduar që të kenë network funksional, kanë kaluar në parti të vogla, kanë promovuar njëri tjetrin me media të reja të krijuara prej tyre”

Krasniqi theksoi se “nuk kemi një parti politike që në mënyrë publike i ka përjashtuar këta idividë, është distancuar publikisht sipas rregullave statutore ose i ka trajtuar në komisionet e etikës që kanë vetë partitë politike.”

Pra ai vlerëson se hyrja e këtyre individëve në politikë ka ndodhur si pasojë e ndryshimit “të formave të partive politike për t’i patur aleatë gjithmonë këta individë” sepse ata “kanë përkrahje, kanë vota, kanë njerëz të punësuar, kanë asete financiare dhe teknike dhe partitë janë të interesuara t’i kenë këto asete në fushatë elektorale.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>