Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e ka quajtur anëtarësimin e mundshëm të Ukrahinës në NATO “një vijë të kuqe” për Rusinë.
Dekalrata vjen vetëm pak ditë pasi u raportua se presidenti ukrahinas, Zelensky i kërkoi presidentit amerikan, Joe Biden një përgjigje të prerë nëse ishte në plan, apo jo, anëtarësimi i Ukrahinës në NATO.
“Është diçka që po ndjekim me vëmendje dhe përbën vijë të kuqe për ne – kur flasim për synimin e Ukrainës për anëtarësim në NATO”, citohet Peskov nga Reuters.
Ai shtoi se çështja përbën realisht një shqetësim për Rusinë.
Biden iu përgjigj Zelensky-t se vendi kishte nevojë të luftonte korrupsionin dhe të kryente reforma të tjera për t0u anëtarësuar, por ndërkohë edhe sigurimi i një plani anëtarësimi do të ishte problem për Rusinë.
Peskov njoftoi se pas disa javësh pritet të fillojnë punimet për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-të, pas Samitit të Gjenevës mes dy presidentëve.
Ai bëri me dije se vetë takimi ishte zhvillim pozitiv, por aty u vendosën vetëm disa linja të përgjithshme të qëndrimeve të palëve dhe nuk kishte shkak për entuziazëm të tepëruar.