
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka kualifikuar për të vazhduar garën 4 prej 8 kandidatëve të mbetur në garë.
Ata janë:
- Aida Veizaj,
- Artur Beu,
- Ervin Hodaj,
- Idajet Faskaj.
Vendimi u mor nga komisioni me tre anëtarë Arben Kraja, kreu i SPAK, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra, pas testeve fizike, të njohurive, intervistave dhe testit në makinën e së vërtetës.
Komisioni përzgjedhës do të çojë katër emrat e kandidatëve të renditur sipas pikëve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku edhe do të bëhet votimi për të zgjedhur drejtuesin e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.
BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.