Kreu i BKH, mbeten vetëm 4 kandidatë në garë

Nga Exit News
Kreu i BKH, mbeten vetëm 4 kandidatë në garë

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka kualifikuar për të vazhduar garën 4 prej 8 kandidatëve të mbetur në garë.

Ata janë:

  1. Aida Veizaj,
  2. Artur Beu,
  3. Ervin Hodaj,
  4. Idajet Faskaj.

Vendimi u mor nga komisioni me tre anëtarë Arben Kraja, kreu i SPAK, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra, pas testeve fizike, të njohurive, intervistave dhe testit në makinën e së vërtetës.

Komisioni përzgjedhës do të çojë katër emrat e kandidatëve të renditur sipas pikëve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku edhe do të bëhet votimi për të zgjedhur drejtuesin e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.

BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>