Kreu i ILD, Metani uron gjyqtarët e prokurorët me rastin e Ditës së Drejtësisë

Nga Exit News
Kreu i ILD, Metani uron gjyqtarët e prokurorët me rastin e Ditës së Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kujtoi të hënën Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përmes një postimi ai shprehet se kjo ditë duhet të inkurajojë punonjësit e drejtësisë të punojnë me fisnikëri.

Sistemi i drejtësisë ka nisur 5 vite më parë, me reformën më të thellë e të dhimbshme, duhet thënë, që ka njohur ndonjëherë.
Natyrisht nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo cdo lloj tjetër.”

Metani shprehet se gjyqtarët dhe prokurorët i bëjnë një shërbim të madhe vendit kur kryejnë punën me ndershmëri dhe seriozitet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>