
Kreu i Komunitetit të Myslimanëve Shqiptarë, Bujar Spahiu kërkoi zbardhjen e ngjarjes ku mbetën të plagosur 5 besimtarë myslimanë në xhaminë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
“Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani”, është shprehur kreu i KMSH.
5 shtetas u plagosën me thikë në Xhaminë e Rrugës Kavajës, rreth orës 14:30. Policia ka kapur autorin e ngjarjes, Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli.
Sipas dëshmive, autori nuk ka qenë frekuentues i kësaj xhamie. Ai dyshohet si person me çrregullime mendore.