Kreu i KMSH-së apel për ndalim të dhunës në familje

Nga Exit News
Kreu i KMSH-së apel për ndalim të dhunës në familje

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu në hapjen e faljes për Kurban Bajramin, të martën foli në veçanti kundër dhunës në familje. Ai u shpreh se “shpëtimi për shëndoshjen e shoqërisë” është “kthimi i vëmendjes tek familja e shëndoshë”.

Spahiu dënoi dhunën në familje dhe moskujdesjen për prindërit e moshuar:

“Ne shohim se si çdo ditë rekordet e dhunës në familje rriten. Kjo është e papranueshme. Fjala “divorc” po kthehet në diçka normale për çiftet, sidomos ato me fëmijë.

Motra dhe vëllezër, sipas islamit por edhe çdo studimi sociologjik bashkëkohor dëmi që i shkaktohet fëmijës nga divorci i prindërve është i parikuperueshëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>