Kreu i Komunitetit Musliman, Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.
Përmes një videomesazhi, Spahiu u shpreh se rrugëtimi gjatë këtij muaji kërkon motivim të lartë dhe shtoi se është muaji Zotit.
“Çdo adhurim gjatë këtij muaji, ka vlerë shumëfish më të madhe. Prandaj, njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, vizitave tek njëri-tjetri, lënien anash të mospajtimeve etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit me të cilët rrethohen.”
Spahiu uroi besimtarët që këtë muaj të kenë falje, mirëkuptim, dashuri, unitet dhe paqe.