Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen ndaj kandidatëve të LVV në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku e konsideroi të papërgjegjshme këtë sjellje të Kurtit në një kohë kur qytetarët janë duke u përballur me pandeminë.
“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi”, shkruan ai.
Abdixhiku tha se qeveria e Kurtit ka braktisut njerëzit.
“Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot! Ajo i ka braktisur njerëzit e vet.”