Kreu i Partisë Konservatore të opozitës në Kanada, i cili kandidon kundër kryeministrit Justin Trudeau në zgjedhje, hodhi poshtë akuzat se planifikon të dobësojë kontrollet e armëve, një çështje që mund të rezultojë e kushtueshme.
Udhëheqësi konservator Erin O’Toole është kritikuar këtë javë për premtimin e tij për të shfuqizuar një vendim të vitit 2020 për ndalimin si armëve si AR-15, e përdorur nga një person i armatosur për të vrarë 26 të rritur dhe fëmijë në masakrën e Sandy Hook në SHBA 2012.
Kontrolli i armëve është një çështje e ndjeshme në Kanada, veçanërisht pas disa sulmesh me armë ndaj civilëve. Në Prill 2020 një burrë vrau 22 njerëz në provincën e Nova Scotia.
Qeveritë liberale kanë forcuar gjatë viteve ligjet e kontrollit të armëve, të cilat janë më të rrepta se ato në Shtetet e Bashkuara. Disa konservatorë ankohen se masat janë shumë kufizuese dhe ndëshkojnë pa nevojë fermerët dhe gjuetarët.
O’Toole po premton gjithashtu një rishikim të mënyrës se si armët klasifikohen si të rrezikshme në Kanada.
Vendimi i vitit 2020 preku 11 kategori pushkësh dhe armësh të tjera, përfshirë pushkën Ruger Mini-14, e përdorur në një sulm masiv në Montreal të vitit 1989, në të cilën u vranë 14 gra.
Trudeau thirri zgjedhjet e parakohshme të 20 shtatorit, dy vjet më herët se sa ishte planifikuar, me arsyetimin se ai kishte nevojë për miratimin publik për planet e tij për t’u marrë me pandeminë COVID-19.
Një sondazh i fundit tregoi se konservatorët ishin përpara liberalëve dhe demokratëve të rinj me 7 pikë përqindje.