Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny mbikëqyrej e ndiqej nga policia

Nga Exit News
Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny mbikëqyrej e ndiqej nga policia

Një gazetë ruse ka shkruar se kreu i opozitës ruse Alexei Navalny ka qenë nën mbikëqyrje të rreptë nga Kremlini zyrtar, gjatë udhëtimi në Siberi, përpara se të helmohej dhe përfundonte në koma.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, ishte ankuar se ndiqej gjatë udhëtimit, duke e cilësuar mbikëqyrjen e policisë “absolutisht të dukshme” gjatë një ndalese në qytetin e Novosibirsk. Pjesa tjetër e udhëtimit në qytetin e Tomsk ishte “relativisht e qetë”, tha ajo, derisa Navalny u sëmur gjatë fluturimit të kthimit për në Moskë të enjten.

Por në një artikull të botuar nga gazeta Moskovsky Komsomolets, burime të policisë përshkruanin lëvizjet dhe takimet e Navalnyt në Tomsk, duke specifikuar apartamentin ku ai po qëndronte apo duke mbledhur faturat e tij nga një dyqan lokal, dhe madje edhe duke e ndjekur atë gjatë një udhëtimi të shkurtër jashtë qytetit për të notuar në lumin Tom.

Këto detaje të ndjekjes, me shumë gjasa rrodhën në media për të treguar se opozitari nuk u helmua në qytet.

“Shërbimet e sigurisë janë të prirura të besojnë se nëse veprimet e lidhura me një helmim do të ndodhnin, atëherë ato me siguri kanë ndodhur në aeroport ose aeroplan,” shkruante gazeta ruse. “Lëvizjet dhe kontaktet e tij në qytet u studiuan plotësisht”.

Duke iu përgjigjur shkrimi, zëdhënësja Yarmysh i tha gazetës britanike Guardian: “Ne ishim të vetëdijshëm që ndiqeshim. Ndodh gjatë gjithë kohës kur Alexei shkon në një udhëtim pune. Kështu që detaji nuk na befason aspak. Ajo çfarë është për t’u habitur është fakti që ata vendosën t’ia zbulojnë publikut në mënyrë kaq të rastësishme këtë fakt, sikur kjo të mos ishte ndonjë gjë e madhe, sikur të kërkosh faturat e dikujt në supermarket është diçka normale.”

Një natë më parë, Alexei Navalny, ende në koma, u lejua të largohet nga Rusia dhe të kurohet në Gjermani, pas vendimit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, GEDNJ, të premten në darkë.

Dyshohet se ai u helmua me çaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>