Presidenti i grupit të Partive Popullore Europiane në BE, Donald Tusk ka uruar 30 vjetorin e Partisë Demokratike në Shqipëri përmes një video mesazhi.
Duke uruar “Gëzuar Ditëlindjen!”, Tusk tha se PD duhet të jetë krenare për arritjet e saj të deritanishme, si dhe të bëhet gati për sfida të tjera në vijim.
Kreu i grupimit të partive të djathta europiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, i uroi kësaj të fundit fitoren në zgjedhjet e ardhshme.