Kreu i ri i CDU, Laschet kërkon forcim të marrëdhënieve tregëtare me SHBA

Kreu i ri i CDU, Laschet kërkon forcim të marrëdhënieve tregëtare me SHBA

Kreu i ri i CDU, njëkohësisht edhe kandidat i ardhshëm për kancelar të Gjermanisë, Armin Laschet deklaroi se krijimi i një zone të lirë ekonomike transatlantike duhet të jetë në qendër të raporteve me SHBA-BE.

Ai shtoi, duke folur në një aktivitet të Fondacionit Konrad Adenauer, se vendi i Gjermanisë është në krah të SHBA-ve dhe Kanadasë.

Dhe na duhet një rilindje, me tema të reja, me një dinamikë të re të marrëdhënieve transatlantike. Dhe kjo do të rrotullohet rreth çështjeve tregtare – një zonë e madhe e tregtisë së lirë si një ambicie, por edhe një klimë e përbashkët e politikës së jashtme,” citohet Laschet nga Reuters.

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u bë pengesë për bidesimet mbi një marrëveshje tregtare me BE-në dhe në vend të saj, filloi një luftë tregëtare me të.

Por vizioni i Laschet nuk kufizohet vetëm për vendet përtej Atlantikut, por edhe për Anglinë, me të cilën thotë se duhet një marrëdhënie e re, sidomos në raport me sigurinë.

Ndërsa për Rusinë ai theksoi se një raport ishte i mundur, por se ishte e nevojshme që ajo të respektonte rregullat ndërkombëtare.

I pyetur për tubacionin Nord Stream 2, projekt i përbashkët gjermano-rus, Laschet tha se “ky është një projekt komercial” i nevojshëm për kalimin në karburante më të pastra.

Nord Stream është projekt 95% i përfunduar dhe është kundërshtuar më së shumti nga SHBA-ja për shkak se privon Ukrahinën nga tarifat e tranzitit të gazit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>