Krijuesja e AstraZenecas: Covid-19 do të humbas fuqinë e do të kthehet në grip të zakonshëm

Nga Exit News
Krijuesja e AstraZenecas: Covid-19 do të humbas fuqinë e do të kthehet në grip të zakonshëm

Dama Sarah Gilbert, krijuesja e vaksinës së Oksfordit, deklaroi në një seminar të Royal Society of Medicine se ka pak gjasa që koronavirusi të prodhojë një variant më të rrezikshëm.

Ajo tha se viruset kanë tendencë të “bëhen më pak virulentë ndërsa qarkullojnë” në popullatë, duke shtuar se ka pak gjasa të ketë një version më virulent të Sars-CoV-2.

Shkencëtarja drejtoi ekipin e Universitetit të Oksfordit në kërkimet për vaksinën kundër Covid-19, duke krijuar vaksinën Oxford-AstraZeneca.

Gilbert pohoi se Covid-19 në fund do të ketë fatin e koronaviruseve që qarkullojnë gjerësisht dhe shkaktojnë gripin e zakonshëm.

“Ne tashmë jetojmë me katër koronaviruse të ndryshëm njerëzorë ,për të cilët ne nuk mendojmë kurrë dhe përfundimisht Sars-CoV-2 do të bëhet një nga ata,” u shpreh ajo.

Komentet e saj vijnë pas deklaratave të profesor Chris Whitty, këshilltari kryesor për shëndetin i qeverisë britanike, se pothuajse të gjithë fëmijët do të infektohen në njëfarë pike.

Whitty justifikoi rekomandimin për vaksinimin e fëëmijëve duke thënë se vaksina i ndihmon me inumitetin, pasi koronavirusi ishte shumë ngjitës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme