Krimi në politikë, Krasniqi: Një oligarki e re nga krimi në biznes

Nga Exit News
Krimi në politikë, Krasniqi: Një oligarki e re nga krimi në biznes

Fenomeni i futjes së personave me rekorde kriminale në politikë ka krijuar një oligarki të re që vjen nga krimi në biznes.

Kështu u shpreh studiuesi i politikës, Afrim Krasniqi në emisionin “Me Pak Fjalë” në Euronews, teksa shpjegoi se si krimi ka depërtuar në institucionet politike të Shqipërisë.

Krasniqi thotë se ky fenomen ka ndodhur në Ballkan dhe më gjerë “por diferenca e Shqipërisë me vendet e tjera” sipas tij është se një pjesë e madhe e individëve me të shkuar kriminale “kanë arritur të hyjnë në strukturat shtetërore dhe shumë prej tyre në politikë”.

Rënia e besimit tek institucionet politike ka ndryshuar mënyrën e funskionimit të partive sipas Krasniqit.

“Në Shqipëri problemi është pak më i komplikuar sepse asnji prej tyre nuk ka qenë produkt i votës brenda partive politike apo i proceseve zgjedhore”, deklaroi ai dhe shtoi se diferenca me vendet e tjera është se personat me rekorde kriminale “kanë më shumë poste të dhuruara sesa poste të marra me konkurim” dhe kjo e bën Shqipërinë një ndër të vetmet vende “ku indvidë të tillë kanë arritur të depërtojnë dhe të krijojnë network vendimarrës në parti të caktuara politike.”

Krasniqi vlerwson se ndikimi i këtyre personave brenda partisë dhe pushteti ekonomik i ktheu në “një lloj oligarkie” që vjen nga krimi në biznes e më pas në politikë.

Ligji i dekriminalizimit ka arritur brenda 5 viteve që të largojë rreth 600 persona nga postet e tyre publike pasi u zbuluan se kishin të shkuar kriminale. Ndër ta ka patur kryebashkiakë, këshilltarë bashkiakë dhe deputetë çka tregon mungesën e filtrit në parti për persona me këto karakteristika.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>