Kriminelët shqiptarë paraqiten si refugjatë kosovarë për të qëndruar në Britani

Kriminelët shqiptarë paraqiten si refugjatë kosovarë për të qëndruar në Britani

Shqiptarë më rekorde kriminale kanë mashtruar institucionet britanike për të përfituar dokumentet e për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Alarmin e vënë mediat britanike të cilët kanë zbuluar të paktën 6 raste ku shqiptarë të dënuar për vrasje në Shqipëri apo dhe për krime të tjera gjatë emigrimit, paraqiten si refugjatë kosovarë për të përfituar lejeqendrimi në MB.

Pesë shqiptarë i kanë shpëtuar drejtësisë në Shqipëri duke u arratisur nga vendi dhe të paraqitur si refugjatë lufte, kanë përfituar të drejtën për të qëndruar në Britani. Ata janë:

Saliman Barci, me emër fallto Samir Bashsa, i dënuar me 25 vjet burg në Shqipëri për një vrasje në vitin 1997;

Afrim Sinani, me emër fallso Afrim Pulaj, i dënuar me 20 vjet burg për një vrasje në Shqipëri në vitin 1996;

Avni Metra, me emër fallso Abdul Mekra, i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje në Shqipëri në vitin 1998;

Gjergj Cupi, me emër fallso Gjergj Kola, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy personave në Shqipëri në vitin 1997;

Bardhi Muça, me emër fallto Sami Qerkini, ka përdorur pashaportën britanike për të udhëtuar në Itali, Belgjikë, Hollandë dhe Spanjë ku dhe ngriti më pas një rrjet ndërkombëtar droge.

Ndërkohë që i gjashti, Ali Qazimaj, u fut në territorin anglez në anën e pasme të një furgoni, aplikoi për azil dhe e fitoi atë. Më pas vrau dy pensionistë anglezë për të vjedhur para që të paguante borxhet nga lojërat e fatit.

Agjencia Kombëtare e Krimit shprehet se “grupet shqiptare të krimit kanë krijuar profil të lartë e me shumë ndikim në Mbretërinë e Bashkuar.”

“Ata kontrollojnë në mënyrë të konsiderueshëm në të gjithë trafikimin e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, me ndikim të veçantë në tregun e kokainës.”

Kjo metodë për të përfituar qëndrimin nuk është përdorur vetëm nga persona me rekorde kriminale por dhe nga mijëra shqiptarë të tjerë.

Dhjetëra mijëra kosovarë në ish-Jugosllavi u larguan përtej kufirit në Shqipëri gjatë konfliktit të përgjakshëm të spastrimit etnik me serbët në vitet 1998-1999.

Kaosi, i krijuar nga kjo situatë, u dha kriminelëve një mundësi të përsosur për të ikur në Evropë, për t’i shpëtuar drejtësisë dhe për të shtrirë edhe më tej aktivitetin e tyre kriminal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>