Ipeshkvi Vitale: Këtu mbizotëron korrupsioni e papërgjegjshmëria

Ipeshkvi Vitale: Këtu mbizotëron korrupsioni e papërgjegjshmëria

Besimtarët e krishterë në Lezhë kremtuan Krishtlindjen në katedralen e ‘Shën Kollit’.

Gjatë meshës së shenjtë të lindjes së Krishtit, Ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale foli për tërmetin e 26 nëntorit dhe se si mungesa e përgjegjësisë së njeriut dhe interesi personal shkaktuan 51 viktima e lanë mijëra familje pa banesa:

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij.

Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim.

Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtetë të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë.

Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve.

Shpresoj që kjo krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve.”

Me urimin për më shumë ndërgjegjësim e përgjegjësi, ipeshkvi Vitale i kërkoi besimtarëve solidaritet e dhimbshuri për më të pamundurit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>