Kritiku rus Alexei Navalny del nga spitali

Nga Exit News
Kritiku rus Alexei Navalny del nga spitali

Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse, ka dalë nga spitali pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

“Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor”, njoftoi të mërkurën, spitali gjerman ku Navalny po mjekohej.

Pavarësisht përmirësimit, mbetet ende për tu parë nëse helmimi me agjentë nervor do të lërë dëme afatgjata tek Navalny.

Një javë më parë, laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë dalë në përfundimin se Navalny është helmuar me agjentit nervor Novichok.

Alexei Navalny dyshohet se u helmua gjatë një udhëtimi në aeroplan nga Siberia për në Moskë, në 20 gusht.

Ai ra në koma dhe në 21 gusht u transferua në Gjermani për tu kuruar, pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut miratoi kërkesën e avokatëve të tij për ta transferuar për kurim jashtë Rusisë, ku i kërcënohej jeta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>