Kriza e reformës në drejtësi: të njëjtët persona kandidojnë për disa vende në Gjykatën Kushtetuse

Nga Exit News
Kriza e reformës në drejtësi: të njëjtët persona kandidojnë për disa vende në Gjykatën Kushtetuse

10 kandidatë kanë aplikuar për dy vende në Gjykatën Kushtetuese, procedura për të cilën po bëhen nga parlamenti dhe presidenti.

Bie në sy se janë të njëjtët persona që kanë kandiduar për të dyja pozicionet.

Për vendin e hapur nga presidenti për të zëvendësuar Besnik Imerajn, kanë kandiduar:

  • Aleksadër Toma
  • Altin Binaj
  • Aldona Sylaj
  • Ardita Buna (Alsula)
  • Eugen Papandile
  • Ilir Haznedari
  • Klajdi Mone
  • Orkida Totojani
  • Përparim Kalo
  • Shaqir Hasanaj

Ndërsa kuvendi publikoi në 19 tetor, listën me tre kandidatë për vendin lënë bosh nga Fatos Lulo.

Ata janë tre kandidatë që kanë aplikuar dhe për vendin e hapur nga presidenca:

  • Altin Binaj
  • Ardita Buna Alsula
  •  Ilir Haznedari

Më herët për vendin e Imerajt dhe Lulos, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk kualifikoi asnjë kandidat, e për rrjedhojë institucionet hapën sërish garën për aplikime.

Emrat e mësipërm do të shkojnë në KED, i cili do të vlerësojë dhe rendisi kandidatët. Që gara të quhet e vlefshme duhet të kualifikohen të paktën tre kandidatë për secilin vend, nga ku presidenti dhe kuvendi do të zgjedhin një.

Konkurrimi i të njëjtëve persona në dy pozicione ul dhe më shumë shancet që të dyja vendet të plotësohen. Psh, në rast se një prej kandidatëve për pozicionin e hapur nga kuvendi nuk kalon fazën e parë të vlerësimit nga KED-i, atëherë gara për këtë pozicion duhet të hapet sërish.

Nëse tre kandidatët skualifikohen nga KED për vendin e Lulos, me shumë gjasa ata do të skualifikohen dhe nga gara për vendin e Imerajt, duke ulur kështu mundësinë që dhe ky vend të plotësohet.

Po ashtu, disa prej kandidaturave të mësipërme, si psh, Altin Binaj ka kandiduar dhe për pozicionin e lënë bosh në GjK nga Besnik Muçi, duke ulur sërish shancet që të gjitha vendet ku Binaj ka aplikuar të plotësohen.

Prej dy vitesh, Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë, duke e bërë atë jofunksionale

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>