Kriza politike — Komentet në mediat kryesore

Kriza politike — Komentet në mediat kryesore

Në të gjitha mediat e vendit dje u diskutua mbi lënien e mandateve nga deputetët e opozitës dhe çfarë pritet të ndodhë më pas. Gazetarët dhe politikanët e ftuar në emisionet e debatit i komentuan ngjarjet e ditës kështu:

Open nga Eni Vasili, Top Channel

Spartak Ngjela:

“Ky problem [krijimi i ngërcit institucional nga lënia e mandateve] zgjidhet vetëm me zgjedhje. Në çdo institucion që do të shkoni, kështu do t’ju thonë. Nuk mund të goditet parlamentarizmi.”

Paskal Milo:

“Mazhoranca nuk duhet ta marrë kaq lehtë, por duhet të mendohet mirë, sepse një opozitë si kjo e jona, ku segmentet e veçanta të saj kanë dëshmuar që shkojnë deri në veprime ektreme, duhet të gjitha palët të reflektojnë. Opozita ka hyrë në këtë veprim politik ekstrem, pa patur një projekt. Patjetër që ka një projekt, që mund ta marrim me mend, që të realizojë ato që kanë shpallur publikisht.”

Baton Haxhiu:

“Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të  ndërtohet pas një muaji ose dy muajsh. Mund të jetë Vetëvendosja. Dorëheqja, i lë hapësirë Vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politke në Shqipëri.

Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë të gatshëm për të formuar një parti politike shumë shpejt. Partitë si LSI dhe PD, njëra do zbehet, tjetra do zhduket. Sepse shqiptarët do kërkojnë diçka të re.”

Agron Shehaj:

“Ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhje, po përpiqen ta nxjerrin si diçka normale.Përgjimet telefonike, p.sh. në Itali, dënohen me burg. Këtu problem është gjykata. Kjo është arsyeja pse opozita, deputetët e opozitës kanë djegur mandatet. Drejtësia nuk funksionon, nuk vepron. Kemi marrë një vendim ekstrem, por është një vendim demokratik. Opozita ka një plan të qartë që të korruptuarit të dalin para drejtësisë.”

Monika Kryemadhi:

“Jemi qytetarë të lirë. Vendimin e dhanë sot qytetarët, edhe pse parlamenti është uzurpuar nga maxhoranca, mund të them që Shqipëria është kthyer në Shqipërinë e viteve 80. Kemi një republikë kryeministrore, jo parlamentare. Shitblerja e votës, për çdo njeri të LSI-së që kanë të dhëna, t’i çojmë para bankës së të akuzuarve. 17 deputetët e opozitës tani janë qytetarë të lirë.”

Opinion nga Blendi Fevziu, Klan TV

Aldo Bumçi:

Sot, më thuaj një institucion të pakapur nga Edi Rama.

Folëm për Shqipërinë me drogë, nuk na dëgjuan as ndërkombëtarët, as nga brenda. Krimi i organizuar është futur në zgjedhje, në Durrës, Kavajë, Shkodër. Kur krimi është në zgjedhje, opozita nuk ka çfarë të bëjë më. Çfarë kërkojnë partnerët, që ta bëjmë sërish me Ramën?”

Alfred Peza:

“Opozita ka bërë një zgjedhje politike, duke dalë nga sistemi. Maxhoranca do vazhdojë rrugën e saj.”

Blendi Klosi:

“Ka qenë e papritur, sepse nuk ka logjikë. Edhe në kemi bërë protesta dhe Sali Berisha të njëjtin veprim që bëri ishte që dilte në dritare dhe nuk pyeti për vuajtjet tona. Shqetësimi ynë është si do kthehen. Nëse nuk ka kthim, do dalin si të tjerë. Kur iku Pele nga futbolli, erdhën të tjerë.”

Të Paekspozuarit nga Ylli Rakipi, News 24

Fatos Lubonja:

“Një varfërim, një shtrëngim gjithandej, sepse do të shkojnë paratë tek oligarkët. Dhe një përpjekje për të kontrolluar të gjitha pushtetet si asnjëherë tjetër. Ke parë një kryeministër, Renzi TV, meqë kemi edhe Bollinon këtu? Prirja për të kapur të gjitha pushtetet, por së fundi edhe drejtësinë. Ndërkombëtarët i kemi problem dhe jo zgjidhje. Basha del e thotë: Amerika dhe Europa. Ndërkombëtarët të kuptojnë se këtu nuk është vetëm PD dhe PS, por është një popull që po largohet nga Shqipëria.”

Andi Bushati:

“Problemi i ndërkombëtarëve është ky: Po ushtrohet presioni mbi të dobtin. Nga sot kemi një njeri që, po të vrasë dhe po të presë, do ta mbajë të veshur kostumin. Pas vendimit ekstrem të opozitës kuptuam se Rama është i gatshëm ta kthejë vendin në parti-shtet.”

Carlo Bollino:

“Unë kam dëgjuar edhe përgënjeshtrimin e thellë të lidhjes me krimin. Tha që ndodh në Shqipëri të ketë pasur shit-blerje votash. Ka ofruar mundësinë e dialogut, përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Pra, dha një përgjigje politike.”

Enkelejd Alibeaj

“Do të ishte kërkesë e nxituar, nëse do digjnim mandatet tona para një viti. Ndërsa sot, nuk ka shqiptar që të mos pranojë kriminalizimin e qeverisë “Rama”. Është provuar korrupsioni, vjedhja e votave, Vangjush Dako dhe vjedhja me skandalin e Unazës së Madhe. Sistemi i drejtësisë ka rënë së bashku me atë politik. Këtu mund të kërkojmë fundin e këtij tuneli të zi. Nuk është se ne kemi djegur mandatin sot, por ne dhamë një zgjidhje. Djegia e mandateve është një akt historik dhe moral.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>