Kroacia dhuron 20 mijë vaksina për Shqipërinë

Kroacia dhuron 20 mijë vaksina për Shqipërinë

Kroacia njoftoi se do të dhuronte rreth 300 mijë vaksina kundër koronavirusit, mes të cilave edhe për Shqipërinë.

Sipas një raportimi të Radio Evropa e Lirë që citon kryeministrin Andrej Pllenkoviq, vendi do të dhurojë nga 20 mijë vaksina për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kirgizin. Ndërkohë, pjesa më e madhe e vaksinave i është rezervuar fqinjit të Kroacisë, Bosnjes e Hercegovinës, e cila do të përfitojë 210 mijë vaksina.

“Në bazë të porosive tona, do të kemi doza të mjaftueshme dhe do të bëjmë edhe dhurime të tjera përgjatë vitit”, tha Pllenkoviq.

Ai nuk ka dhënë informacion se cila vaksina do të ndahen.

Kjo është hera e dytë që Kroacia ndan vaksina mes vendeve të rajonit.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë marr më herët nga 10,000 vaksina, teksaBosnia e Herzegovina kanë marr 30 mijë vaksina në muajin qershor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>