Kryebashkiakja e Urës Vajgurore akuzohet për shpërdorim detyre, kallzimi në SPAK

Nga Exit News
Kryebashkiakja e Urës Vajgurore akuzohet për shpërdorim detyre, kallzimi në SPAK

Një kallzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Dimal (ish-Ura Vajgurore), Juliana Mema, është regjistruar në SPAK në fillim të dhjetorit.

Mema akuzohet për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim nga një qytetar, raporton “News 24”.

Fillimisht qytetari ka depozituar kallzimin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat por për shkak të moskopetencës, kjo e fundit e ka përcjellë kallzimin penal në SPAK

Kallzuesi pretendon se i është shkatërruar nga bashkia prona e tij që e kishte me leje dhe më pas i është dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në këtë pronën e tij.

Juliana Mema u zgjodh në krye të Bashkisë Dimal në vitin 2015 si përfaqësuese e Partisë Socialiste. Ajo u rizgjodh sërish në vitin 2019 duke qenë kandidatura e vetme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>