Lajmin për arrestimin e nipit të saj, shofer në Bashkinë Roskovec, kryetarja e kësaj bashkie, Majlinda Bufi e quan mashtrim që nuk ka lidhje me të vërtetën.
Sipas saj ndalimi i Arbër Bufit është njoftuar nga Policia dhe ska të bëjë me lajmin e përhapur në media.
Kryebashkiakja e Roskovecit paralajmëron masa ligjore ndaj çdo shpifjeje në lidhje me këtë çështje.