Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për sulmin e selisë së PS në Shkodër.
Përmes një postimi në Facebook, Ademi deklaroi se thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që shkodranët mbështesin, duke theksuar se nuk kanë nxitur urrejtje politike mes qytetarëve.
“Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrartieti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet. Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim.
Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit.”
Ademi tha se ka njoftuar autoritetet përkatëse kur është sulmuar selia e PS, duke theksuar se policia nuk mori asnjë masë.
Ajo përfundoi se e drejta për të protestuar është legjitime dhe duhet të ushtrohet pa pengesa.