Kryebashkiaku i Krujës humb vulën e Bashkisë

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ka humbur vulën e institucionit që ai drejton dhe pistoletën e punës.

Në denoncimin që ai ka bërë një javë më parë ka deklaruar se vulën dhe pistoletën i mbante në çantën e tij dhe këto mund t’i kënë rënë kur ai ka zbritur nga makina.

Akoma nuk dihen arsyet se përse kryebashkiaku mbante vulën me vete, pasi sipas ligjit kjo vulë nuk duhet të dali jashtë zyrës së tij.

Opozita nuk ka lënë pë ka komentuar këtë ngjarje, duke akuzuar Bushin se vulën dhe pistoletën ja kanë vjedhur dy prostitua me të cilat ai shoqerohej.

Anëtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë akuzuar dhe më përë, gjatë perjudhës që Artur Bushi ishte deputeti,  për lidhjen e tij me botën e krimit.

Sipas tyre ai ka qënë i arrestuar në Itali për pjesmarrje në banda të organizuara për trafikimin e drogës dhe prostitucionit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>