Kryebashkiaku i Librazhdit nuk preket nga ligji i dekriminalizimit

Nga Exit News
Kryebashkiaku i Librazhdit nuk preket nga ligji i dekriminalizimit

Kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra nuk e prek ligji i dekriminalizimit. Ai do të vazhdojë detyrën si kryebashkiak. Sipas një dokumenti të parë nga gazeta shqiptarja.com, Prokuroria e Përgjithshme ka gjetur se:

“Kastriot Gurra nuk është dënuar me vendim të formës së prerë nga një gjykatë e huaj apo shqiptare; nuk është dënuar me vendim jo përfundimtar së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj; nuk ka qenë asnjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale; nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale”.

Kastriot Gurra u denoncua më 13 maj 2020, nga Lëvizja Qytetare Sopoti, për fallsifikim të vulave dhe stampave të institucioneve shtetërore. Në shkurt 2020, Prokuroria i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit të plotësuar nga zoti Gurra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>