Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma tha të dielën se është gati projekti për ndërtimin e Terminalit të autobusëve.
Ai ishte dje së bashku me kryeministrin Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët.
Për Terminalin Rama tha se çdo investim ka nevojë për kohën e vetë.
“Doja ta sqaroja që është pjesë e paketës së Bankës Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit që projekti është gati si për terminalin si dhe për vend parkimin jashtë qytetit. E kemi diskutuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, tha kryebashkiaku.
Ai vlerësoi se ndërtimi i këtij terminali ndihmon edhe në turizëm.