
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se me tentativën për të ndryshuar kushtetutën pa konsensus, po dëmton integrimin europian të vendit.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se ‘prishja e marrëveshjes së 5 qershorit të dakordësuar me SHBA dhe BE, rrezikojnë integrimin evropian të Shqipërisë dhe dëmtojnë të ardhmen e rinisë’.