
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së i bëri thirrje qytetarëve nga Mbrostari i Fierit të votojnë për opozitën.
“Ti ndëshkojmë ata që e shkretojnë Shqipërinë dhe e shpopullojnë atë”, u shpreh Kryemadhi gjatë prezantimit të kandidates së LSI-së në zonë, të mërkurën.
Ajo shtoi se “më 25 prill unë jam e bindur që qytetarët do ta ndëshkojnë me votë Edi Ramën [..] që i mori çdo gjë vetë dhe tregoi që është jo vetëm gënjeshtar por po e çon autobusin e Rilindjes drejt greminës”.
Kryemadhi ftoi të rinjtë t’i afrohen LSI-së, duke i kujtuar se të ata kanë qënë. Dhe do të jenë pjesë e LSI-së.