
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjete 25 prillit, Lulzim Basha do të jetë kryeministër.
Në një intervistë për News 24, Kryemadhi deklaroi:
“I qendroj deklaratës sime që zoti Basha do jetë kryeministër, i qëndroj marrëveshjes së 23 prillit 2019, ne kemi nënshkruar një marrëveshje kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë.”
Po ashtu, Zonja Kryemadhi zbuloi se slogani i LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit është ‘Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve’, duke qenë se çështja e shpopullimit është një nga problemet e sfidat më të mëdha të vendit.