Kryemadhi: Do të rindërtojmë të gjitha shtëpitë e tërmetit

Nga Exit News
Kryemadhi: Do të rindërtojmë të gjitha shtëpitë e tërmetit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një takim me banorët e Durrësit, premtoi se LSI merr përsipër të rindërtojë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryemadhi tha se ky nuk ishte thjesht premtim, por angazhim i cili kishte filluar me banorët e Kombinatit.

Ashtu siç fituan shkallën e parë në gjyq banorët e Kombinatit, ku Erion Veliaj me Edi Ramën, donin t’iu grabisnin pronat e tyre, edhe pse të dëmtuara nga tërmeti, ne qëndruam dhe luftuam deri në fund,” u shpreh ajo.

Më herët Kryemadhi tha se kishin kaluar 18 muaj  konferenca e donatorëve në Bruksel, ku Rama mori 1,2 miliardë euro, ndërkohë mijra familje vazhdojnë të flenë në çadra, sipas saj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>