
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se ka betonizuar Durrësin dhe ka lënë që qyteti të drejtohet nga bandat e trafikut të drogës.
Gjatë një takimi me të rinj në Durrës, Kryemadhi u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit, Rama do të ndëshkohet nga qytetarët e Durrësit:
“Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Europën.
Durrësi di të durojë, por di edhe të ndëshkojë në momentin e duhur.”
Duke folur për planin e LSI-së, Kryemadhi theksoi se fokusi i partisë së saj do të jetë integrimi i vendit në BE dhe frymëzimin e rinisë për të qëndruar në vend:
“LSI do që të bëjë Shqipërinë një vend europian, siç e meriton rinia shqiptare.
Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do popullojmë vendin me të rinjtë e të reja.”