Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: I kam deklaruar pasuritë, ti jo

Nga Exit News
Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: I kam deklaruar pasuritë, ti jo

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje akuzave të kryebashkiakut Veliaj për vilën në bregdet.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi tha se ka të deklaruar të gjitha pasuritë e saj.

Ajo akuzoi Veliajn se është ai që nuk deklaron pasuritë e tij dhe gënjen qytetarët:

“Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalëzit dhe madje vijnë të bëjnë sete fotografike aty për dasëm. Ky lali Eri i ka deklaruar këto pronat e veta?”

Kryemadhi akuzoi Veliajn se ka mashtruar qytetarët kur i premtoi në fushatë se do të bënte moratorium për ndërtimet, ndërsa kur erdhi në pushtet dha leje për kulla dhe në oborret e shkollave:

“Në fushat e sportit të shkollës Servete Maçi janë ndërtuar pallate. Kostoja e ndërtimit për një apartament jo vetëm që është 3 dhe 4-fishuar për shkak jo vetëm të prishjes së tregut se sot po vijnë njerëz me 4 klasë shkollë dhe po bëjnë ndërtime ndërkohë që kompani serioze me inxhinierë nuk janë më.”

Kryebashkiaku Veliaj shpeshherë ka akuzuar liderët e opozitës Bashën e Kryemadhin për pasuritë e shumta dhe luksin ku jetojnë.

Para tre ditësh, Veliaj bëri ironi me shtëpinë e Kryemadhit duke thënë se ka ‘9 dhoma e 9 banjo për 9 macet’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>