Kryemadhi në Vlorë: Shqipëria i takon të rinjve

Nga Exit News
Kryemadhi në Vlorë: Shqipëria i takon të rinjve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vizitoi të shtunën Vlorën, për të vendosur kurora në Monumentin e Pavarësisë, me rastin e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi postoi një foto me një vajzë të vogël dhe shkroi se Shqipëria i takon të rinjve:

“Emocion që më zbukuroi ditën njohja me këtë doktoreshë të ardhshme. U takuam bashkë sot në Vlorë, në ditën e Pavarësisë, teksa bashkë me gjyshen kishte dalë për të nderuar themeluesit e shtetit tonë shqiptar.

Shqipëria i përket të rinjve dhe ëndrrave të fëmijëve si ajo. Le të bëhemi patriotë për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe më të mirë, për ta kthyer në shtëpi me mundësi për fëmijët e Shqipërisë.

Na bëri bashkë Shqipëria.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>