Kryemadhi nxit qytetarët të votojnë: Ndryshimi vjen me votë

Nga Exit News
Kryemadhi nxit qytetarët të votojnë: Ndryshimi vjen me votë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi, të enjten, se është e rëndësishme që në 25 prill të votojnë sa më shumë qytetarë.

Gjatë një takimi me qytetarë të njësisë 5 në Tiranë, Kryemadhi theksoi se ndryshimi vjen duke votuar ndaj duhen nxitur sa më shumë qytetarë të votojnë:

“Sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat, aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit.

Kemi nevojë të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.”

Kryemadhi nxiti qytetarët që të bisedojnë me miqtë e tyre dhe t’i bindin ata që të votojnë për ndryshimin e qeverisë në zgjedhjet e 25 prillit:

“Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>