Kryemadhi: Partitë e reja, taktikë e Ramës, por nuk e shpëtojnë nga humbja

Nga Exit News
Kryemadhi: Partitë e reja, taktikë e Ramës, por nuk e shpëtojnë nga humbja

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka quajtur ‘taktikë elektorale të Ramës’ krijimin e partive të reja pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi tha se pavarësisht të gjitha lëvizjeve të Ramës, impakti i tyre në rezultatin e zgjedhjeve do të jetë zero:

“Nëse krijimi i partive të reja do të jetë taktikë e zotit Rama, them që impakti do të jetë zero. Unë e shoh si humbje kohe dhe një menaxhim inatesh të figurave të vjetra. Por zoti Basha mesa kam kuptuar nuk e ka problem fare sepse ecën me axhendën e vet.”

Kryemadhi i quajti deklaratat e Ramës se ‘e djathta është përçarë’, si tregues të frikës së Ramës nga opozita:

“Fjalori arrogant i Ramës, por që në thelb tregon frikë e panik.”

Ajo theksoi se opozita e bashkuar do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit:

“Beteja e opozitës është 25 prill, ku shqiptarët do të shkojnë tek kutia e votimit. Roli ynë është se çfarë do të bëjë opozita pas 25 prillit. Ku nuk do të jetë më opozitë, por fuqia më e madhe fituese pas zgjedhjeve.  Edhe Taulant Balla t’i numëroj votat e opozitës, e ka të pamundur që të ndryshojë rezultatin e 25 prillit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>