Kryemadhi: Rama i ka të gjitha arritjet e tij në politikë falë Metës

Nga Exit News
Kryemadhi: Rama i ka të gjitha arritjet e tij në politikë falë Metës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi të hënën se kryeministri Rama i ka të gjitha arritjet e tij në politikë falë Ilir Metës.

Në një intervistë për Report Tv, Kryemadhi tha se Rama u bë tre herë kryebashkiak i Tiranës falë Metës dhe në vitin 2013 erdhi në pushtet sërish falë Metës:

“Mjafton të kthehemi në histori dhe të shikoni që të gjitha gjërat që Rama ka marrë nga politika janë si rezultat të Metës, tre herë kryetar Bashkie për shkak të Ilir Metës.

Më pas kemi edhe 2013 që Edi Rama po të mos ishte me LSI në koalicion do e kishte të pamundur fitoren, ai e di shumë mirë.

Dhe toleranca e Ilir Metës sa i përket qeverisjes dhe në 2017 pasi pati një përkrahjes së Bashës, ai grabiti zgjedhjet e 2017.”

Kryemadhi tha se Meta është politikani që e ka kuptuar filozofinë anti-shqiptare të Ramës dhe se e ka demaskuar planin e tij:

“E kupton shumë mire ai [Rama], se Meta e kupton filozofinë e tij anti-shqiptare. Është demaskuar plani i tij, ka ndodhur që shtresën e mesme e ka kthyer në shtresë të varfër dhe ka pasuruar klientët e tij dhe kjo gjë është flagrante dhe ka dalë në diell, jo vetëm me ndarjen e Kosovës, marrëveshjes me detit, inceneratorët.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>