Kryemadhi: Rama i paaftë menaxhojë krizën e pandemisë dhe termetit

Nga Exit News
Kryemadhi: Rama i paaftë menaxhojë krizën e pandemisë dhe termetit

Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së përshendet vendimi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit deri në fund të muajit prill.

“Vendimi i fundit i KQZ-së për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri në fund të muajit prill ishte një avantazh shumë i madh, sepse krijon një lehtësi, edhe psikologjike, për të gjithë qytetarët”, u shpreh Kryemadhi gjatë një takimi elektoral me gartë në Kamëz.

Ajo sulmoi edhe fushatën e qeverisë për vaksinimin e popullsisë, duke e quajtur se “e vetmja buzëqeshje që ne shohim është ngërdheshja e Kryeministrit tonë në maskën në fytyrë, sepse edhe vetë ai nuk është i lumtur dhe i gëzuar për shkak të situatës që e ka krijuar ai vetë”.

Kryemadhi u shpreh se Rama nuk e menaxhon dot situatën e krizës së pandemisë dhe tërmetit sepse “ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë”:

“Një kryeministër i cili ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë atë dhe sot normalisht që do të jetë totalisht i paaftë për të përballuar dhe menaxhuar një situatë të tillë prej pandemisë por edhe pas tërmetit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>