Kryemadhi: Rama vonoi dakordësimin për reformën, nuk do zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi: Rama vonoi dakordësimin për reformën, nuk do zgjedhje të parakohshme

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi dje se menjëherë pas miratimit të reformës zgjedhore, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ajo akuzoi kryeministrin Rama si personin që vonoi dakordësimin për hartimin e reformës sepse nuk dëshironte të zhvillonte zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, zonja Kryemadhi deklaroi:

“Edi Rama vonoi miratimin e reformës zgjedhore dhe shtyu gjendjen e emergjencës vetëm për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme.

 Të gjithë shikojnë që ka një shpresë. Pse? Sepse e dinë shumë mirë që pas reformës zgjedhore, vijnë zgjedhjet e reja.”

Lidhur me sistemin zgjedhor, Zonja Kryemadhi tha se LSI preferon sistemin proporcional rajonal me lista të hapura:

“Jemi për sistem proporcional, rajonal me lista të hapura si LSI, se ne kemi bërë grevë urie për sistemin.

Në qoftë se ne do të kemi një sistem proporcional kombëtar të 140 deputetët do të dalin nga Tirana.  Po ata në Kukës, Tropojë, Gjirokastër dhe Berat me kë do të përfaqësohen? 140 deputetët e Tiranës do të marrin votat e tyre këtu me njëri tjetrin.
Dhe tjetra është se cila është garancia dhe kush do të mbajë përgjegjësi politike sepse normalisht fusin në listat e tyre binzesmen që do të blejnë vota.”

Zonja Kryemadhi theksoi dhe nevojën për miratimin e ligjit për referendumet, në mënyrë që vetë shqiptarët të votojnë se çfarë sistemi politik dëshirojnë:

“Hajde të bëjmë zgjedhje të lira, të kemi një Parlament legjitim dhe ligji i parë që do të miratohet të jetë ligji për Referendumet dhe shqiptarët të shkojnë në referendum për të vendosur për sistemin dhe të bëhemi gati për përgatitjen e sistemit të ri dhe për t’u sjellë shqiptarëve një risi në jetën politik.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>