
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka takuar, të mërkurën, ambasadorin e ri të OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
Përmes një postimi në mediat sociale, Kryemadhi tha se biseda e tyre u përqëndrua tek procesi i zgjedhejve të 25 prillit.
“Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve. Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare.”
Kryetarja e LSI-së është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit pret një pjesëmarrje të madhe.
”Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri”, shkroi ajo.