Kryemadhi tregon qarqet ku do të kandidojë në 25 prill

Nga Exit News
Kryemadhi tregon qarqet ku do të kandidojë në 25 prill

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se do të kandidojë në disa qarqe në zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar nga gazetari Çim Pela, Kryemadhi tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të kandidojë në kateër qarqe, por u shpreh e sigurtë për kandidimin në të paktën dy qarqe:

“Ka kohë, por të jeni të bindur që me kodin e Ramës kam të drejtën të kandidoj në 4 qarqe. Dy janë të panegociueshme:

Në Elbasan sepse Kryemadhi i ka një borxh personal, sepse në 2017 qytetarët e Elbasanit i bënë ballë strukturave kriminale të Ramës.

Dhe në qarkun e Fierit që më ka suprizuar me mbështetjen e socialistëve.”

Pyetur se cilat mund të jenë qarqet e tjera, Kryemadhi tha:

“Ka kohë dhe për Tiranën dhe për Durrësin, por ato të dyja janë të palëvizshme.”

Ajo theksoi se më e rëndësishme se sa emrat në lista, është puna që gjithë opozita duhet të bëjë për të bindur sa më shumë qytetarë për të dalë në zgjedhje dhe për të rrëzuar kryeministrin Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>