Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ka tjetërsuar pronësinë e truallit të shkollës ‘Sami Frashëri’.
Në një konferencë për shtyp, të martën, Kryemadhi tha se qeveria i ka kaluar pronësinë e truallit bashkisë dhe më pas në 2020-ën në certifikatën e pronësisë së truallit dalin një sërë pronarësh:
“Në mars 2017, qeveria ka marrë vendim që shkollën Sami Frashëri t’ja kalojë Bashkisë. Pas një periudhe disa vjeçare, në 2020 regjistrohet në Bashkinë e Tiranës hipoteka.
Më datë 28.10.2020 printojmë kartelën e shkollës dhe na del një listë pronarësh. Këta tjetërsojnë shkollën Sami Frashëri.”
Kryemadhi tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ nuk ëhstë fare pjesë e planit të rindërtimit siç ka deklaruar Erion Veliaj:
“Kjo shkollë nuk është fare në listën e shkollave që do të ndërtohen në bazë të projektit të rindërtimit. Shkolla Sami Frashëri nuk ka tenderim.”