Kryeministri Rama në Kuvend – Pa koment

Kryeministri Rama në Kuvend – Pa koment

Edi Rama, 17 dhjetor 2015, Kuvendi i Shqipërisë:

“Është përpjekur Artan Lamja i shkretë, të ka çuar letra, të ka kërkuar takime, 20 vjet të të sjelli pak në qytetërim por nuk vjen në qytetërim ti.”

“Vjet nxori Fahriu, pa lejen tënde, medaljen për Viton. Por për Viton nuk flet ti, për Viton nuk flet. Sepse Vitos nuk i është tharë akoma fustani nga lotët e tua, kur vdiq Hysniu. Që i mbaje kokën në prehër dhe i thoshe “ç’na gjeti shoqja Vito, na vdiq babushi i madh i Partisë”. Dhe Vitua, Vitua e shkretë nuk dinte ç’të bënte, të qante për burrin, apo të pushonte lotët e tua, o Sali. Kështu që tek Vitua, ti nuk flet.

Ia nxjerr inatin nipit të Vitos, Andit. Merresh me Andin. Edhe me Andin e ke personale se i thoshe Andit ‘hajde të mësojë xhaxhi si të hypësh në pemë.’ Andi donte të luante futboll, por ti dhe futbolli s’kishit lidhje, sepse ty topi të dukej si gur. Kshu që sot e gjithë ditën paguan Andi i shkretë, pse nuk hypi në pemë me ty, pse nuk hypi të mblidhte kumbulla ke Blloku, që të bënte Hysniu raki. Se s’kishe çar kontributi do jepje aty. Do i mësoje futboll Andit? Çar futbolli? S’di futboll ti. Dhe i thoje hajde ‘të të hipi xhaxhi në pemë’.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>